Ishte me Vokrrin kur i ra atak, miku i tij: Fëmijët sot kanë Mesin, unë idhull kisha Fadilin

821
Sigal

Ndarja nga jeta e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, preku shumë zemra. Mes shumë reagimeve ishte edhe ai i kryetarit të Lëvizjes për Bashkimin, Valon Murati, i cili ishte i pranishëm kur Vokrrit i ra atak kardiak.

Përmes një statusi në “Facebook”, Murati reagoi publikisht se Vokrri kishte qenë idhulli i tij i fëmijërisë.
ok
“Fëmijët sot kanë Mesin e Ronaldon. Ne idhull kishim Fadil Vokrrin. I trishtuar që nuk i mbijetoi sulmit. Edhe më i trishtuar, që isha dëshmitar i kësaj beteje. Le t’i prehet shpirti në paqe!”, shkruan Murati.