Sherri me thika në Tiranë për një vajzë, ja kush janë autorët dhe viktimat

255
Sigal

Një sherr i dhunshëm me thika është shënuar në Tiranë, ngjarje e cila çoi në pranga 3 persona.

Personat e arrestuar në ngjarjen e ndodhur në rrugën ‘Dritan Hoxha’ janë dy vëllezërit Besim Sokolaj, 44 vjeç dhe Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si edhe Edmond Gosturani, 25 vjeç.

Këta shtetas mësohet se kanë sulmuar shtetasin Xhuljo Kasa.

Gjithçka ka nisur për motive të dobëta pas një sherri banal, ku si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me thikë në krahun e djathtë

Në këtë ngjarje po kështu është plagosur me thikë edhe shtetasi Marvano Qerimi.

Ndërkohë që dyshohet se sherri ka ndodhur për një vajzë.