Ishte dënuar në Itali për drogë, arrestohet 34 vjeçari në Peqin

316
Sigal

Policia në Peqin ka arrestuar një 34 vjeçar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.H., i cili akuzohet për trafik droge në Itali.

Për 34-vjeçarin, gjykata e Brescias në Itali ka caktuar masën e sigurisë arrest më burg. Pas procedurave nga ana e policisë, ai do të ekstradohet në Itali.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.