Vijojnë ngricat, temperaturat do të zbresin deri në -14°C

210
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta.

Moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Veri – Verilindje 2-10 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 15-20/sek.

Valëzimi në dete parashikohet me forcë 3-4 ballë. Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -5/7 Diell ngrica/acar

Kukës -13/3 Diell ngrica/acar

Lezhë -5/8 Diell ngrica/acar

Dibër -14/-0 Diell ngrica/acar

Durrës -5/10 Diell ngrica/acar

Tiranë -6/8 Diell ngrica/acar

Elbasan -10/6 Diell ngrica/acar

Berat -7/10 Diell ngrica/acar

Vlorë -4/9 Diell ngrica/acar

Korçë -12/-0 Diell ngrica/acar

Gjirokastër -8/8 Diell ngrica/acar

Sarandë -5/9 Diell ngrica/acar.