Ish-zv. ministrja e Financave: Koncesioni i pullave fiskale nuk do përfundojë

204
Sigal

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ndryshe nga se pret biznesi, koncesioni i pullave fiskale nuk do të përfundojë.

Beqiraj thekson se pema e këtij koncesioni u mboll në kohën e PD e tashmë po ujitet e po lulëzon.

Postimi i ish-zëvendës ministres së Financave, Irena Beqiraj:

Nuk perfundon ne vitin 2021 kontrata e koncensionit te pullave fiskale.

Biznesi pret nje perfundim te koncensionit te pullave fiskale . Por kjo nuk do te ndodhe. Kontrata e nenshkruar ne vitin 2011 kishte percaktuar nje klauzole , qe kontrata do te hynte  ne fuqi ne momentin qe koncensionarit  do ti jepej  edhe prodhimi i pulles se ilaceve .

Ministria e Shendetesise e qeverise Rama kerkonte qe pulla e ilaceve te ofronte edhe funksionin  track and Trace. Koncensionari per kete  ndryshim ne kontrate pretendonte  qe investimi qe do te kryente ishte 9.7 milion euro . Per kete arsye cmimi i pulles do te rritej nga 2 lek copa ne 10 lek copa.

Ky cmim do te rendonte  shume ilacet e lira , keshtu qe Ministri i Financave ne vitin 2016 vendosi qe cmimi i pulles te vendosej ne baze te vleres se ilacit , ose sa 2.4% e vleres . Me kalimin e ketij miratimi kontrata Sicpa  hynte ne fuqi. Pra kontrata perfundon ne fund te vitit 2026.

2016 ishte viti Kur kompania meme Sicpa bleu edhe koncensionarin e markimit te karburanteve GFI nje koncension tjeter I dhene ne kohen e PD .

Ky ishte viti, biles kjo eshte ceshtja , qe futi rrugetimin tim  ne qeveri  ne fazen  finale te perfundimit.

Kundeshtimi im lidhej me nje fakt te thjeshte. Cilesia e ilaceve kryesisht atyre kuruese eshte gjithmone ne rritje per shkak te shpenzimeve te kerkim  zhvillimit.  Cdo ilac i ri kushton me shume . Me rritjen e vleres se ilaceve do te rritej ne menyre propocionale perfitimi i koncensionarit i cili me te njejten kosto per njesi, prodhonte si pullen per paracetamolin qe kushton 50 lek ashtu edhe per nje ilac te shtrenjte qe mund te kushtonje 50,000  lek . Keto perfitime ” te padrejta ” qe do te vinin jo per shkak te investimit apo kostove operative te koncensionarit por thjesht nga zhvillimet ne tregjet e barnave , ne kendveshtrimin tim ekonomik do te binin mbi publikun apo buxhetin e shtetit per ilacet  me rimbursim .

Pema e ketij koncensioni  u mboll ne kohen qeverisjes se  PD,  u ujit edhe lulezoi ne kohen e qeverisjes se PS-se .

A do prishen koncensionet? As mos e mendoni !

ALBERT Einstein na meson : “nese perserisni te njejtin eksperiment edhe prisni  rezultate te ndryshme jeni thjesht te marre ose te deshperuar ”