Pasi iu bllokua llogaria në Twitter dhe Facebook, Trump bën rikthimin në rrjetet sociale

149
Sigal

Pasi gjigantët si Facebook e Twitter i bllokuan llogaritë, ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është rikthyer në mediat sociale.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Gab” dhe postimi i tij i parë, lidhej po me pretendimet se rezultati i zgjedhjeve që u mbajtën e SHBA, e që nxorën fitues Joe Biden, nuk është rezultati real.

Trump është në mes të një fajësimi të dytë për sjelljen e tij në ditët e fundit si President i SHBA, ndërsa akuzohet se nxiti dhunën në Kapitol me deklaratat e tij.

Pikërisht për këtë arsye iu pezullua fillimisht llogaria nga Twitter dhe Facebook, ndërsa pas një rishikimi të vendimit, të dyja platformat vendosën të mbyllnin përfundimisht llogaritë e Trump.

Pasi u bllokua nga Twitter dhe Facebook, Trump bën rikthimin e bujshëm