Gjunjëzohet Vllaznia, Laçi bën befasinë në Shkodër me 10 lojtarë dhe rihap kampionatin

185
Sigal

Bie Vllaznia e Tomas Brdariç. Skuadra shkodrane ka regjistruar humbjen e tretë në 18 javë kampionat, teksa u mposht nga Laçi me rezultatin 1-2, në një sfidë tepër të luftuar. Të 3 golat u realizuan në pjesën e dytë, teksa vlen të theksohet fakti, se kurbinasit luajtën prej minutës së 77-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Obanor.

Nuabueze dhe Harmon Van Dejv ishin autorët e golave për bardhezinjtë e Shpëtim Duros, në minutat 59-të dhe 72-t, ndërkohë që për Vllazninë, barazoi përkohësisht Demir Imeri në të 66-tën.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin 2 herë kryesuesit e kampionatit këtë sezon, teksa triumfi i sotëm, e bën më interesante pjesën e dytë të sezonit.