Pavarësisht se PD dhe LSI duket se me të gjitha gjasat do të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje, në Korçë ka një atmosferë më të bashkuar.
Drejtuesi politik i PD, Edmond Spaho dhe kandidati kryesor për qarkun nga LSI, Endrit Braimllari janë kapur sot duke pirë kafe ‘kokë më kokë’ në një nga lokalet e qytetit juglindor.
Duket se në Korçë nuk është prishur atmosfera opozitare, dhe Spaho me Braimllarin po bashkëpunojnë gjatë fushatës.