Ish-kryeministri Berisha nxjerr FOTO: Nikla e mbushur me hashash

1334
Sigal

Ish-kryeministri Sali berisha ka publikuar një foto që sipas tij i është dërguar nga një “qytetar dixhital” dhe që tregon se si vijon në të gjithë vendin kultivimi i kanabisit. Rasti më i fundit sipas Berishës vjen nga Nikla e Fushë Krujës, një zonë e njohur si problematike për policinë.

“Nikla plot me hashash!”, shkruan ish-kryeministri Berisha, ndërsa publikon mesazhin dhe foton e qytetarit dixhital. “Përshëndetje Doktor! Fshatrat e Nikles Greps, Qinam, Priskë janë plotë me hashash, policia e din mire por pushteti nuk i lejon ti shkulin aninim ju lutem” – thuhet në SMS-në që publikon Berisha.