Bylykbashi tallet me Bashën: Nesër e fillon sërish luftën nga divani

214
Sigal

Nga Oerd Bylykbashi

Nuk është ashtu siç duket!

Vetëm në Play Station mund të luash luftash, të vrasësh armiq si palat e fikut, të kërcesh nga taraca në taracë si Tom Cruise, të nxjerrësh armë nga më të rëndat me lehtësinë e një stilografi, dil nga tanku e hip në avion.

Kur humbet, e rifillon luftën. Po deshe, bën pushim dhe e rifillon pas gjumit.

E po të vranë, e fik Play Station dhe TV me nerv, hedh telekomandën në divan.

Askush nuk e mer vesh që humbe, pasi nuk i ke treguar askujt që ti ende luan me Play Station.

Nesër e fillon sërish luftën tënde nga divani, nuk është problem.

Edhe vetë strategu i madh ushtarak kinez Sun Tzu nuk e ka parashikuar në librin e tij të famshëm “Arti i luftës” se si të mund të fitosh një luftë duke mos u futur në luftë, siç “fiton” ti.

E pra ti ke shpikur fitoren më të jashtëzakonshme: i ke mundur të gjithë kundërshtarët e tu, më të djathtë e më të mëngjër, duke bindur zgjedhësit të mos dalin e të votojnë.

Dhe e arrite fitoren, zgjedhësit votuan për ty duke mosvotuar. Vetëm se për të ruajtur sekretin e planit, nuk ua tregove kandidatëve të tu. Të gjorët garuan e dolën ti të fundit. I sakrifikove, po nuk e ke problem se fitorja i do këto sakrifica.

P.S.: A do t’ia heqë kush këtij njeriu Play Station nga shtëpia?