Iris Halili: “Duam Shqipërinë kur duam më shumë njëri – tjetrin”!

746
Sigal

Ndihem e privilegjuar që po marr këtë mision dhe falenderoj shumë kryetarin, Zotin Elmi Berisha për besimin dhe inkurajimin e dhënë që nëçastet  e para. Besoj dhe shpresoj se do realizojmë projekte të bukura, por mbi të gjitha do punojmë qëtë shtojmë dashurinë  dhe dedikimin mes shqiptarëve.  Motivi i “Vatra Miami” do të jetë:“Duam Shqipërinë kur duam më shumë njëri – tjetrin”! Këto ishin ndjenjat dhe fjalët e para që më erdhën në mënd tek hidhej ideja e hapjes së “Vatra Miami”. Le të jenë këto fjalë bekimi ynë, frymëzimi ynë, misioni ynë !

114 vjet më parë iluministi Shqiptar Mid’Hat Frashëri, u është drejtuar Shqiptarve me këto rreshta:

“Shqiptarë!!  Hapni Sytë! Shkoi shtrëngata e ligësisë, tani po fryn veriu i urtësisë, i vëllazërisë  dhe idashurisë! Mlidhuni, mblidhuni, nën krahët e arta tëLirisë dhe thërrisni të gjithë: Rroftë urtësia, rroftë bashkimi, rroftëvëllazëria”!! (Mid’Hat Frashëri Gazeta Iliria , 11 Korrik 1908).

Duket se Shqiptarët e asaj kohe nuk se ja vunë veshin Frashëlliut tjetër të madh, dhe në vend të bashkoheshin u ndanë dhe si për mëkeq e luftuan njëri-tjetrin edhe më për dreq!Kjo bëri qëkur dolëm nga errësira komuniste këto rreshta tëgjigandit të na kumbonin prapë nëzemër dhe të na e drithëronin atë me vërtetësinë e tyre!

Mendimet e ndritura kanë një madhështi, ato janësa universale aq edhe profetike e mund t’i lexosh nëçdo kohë e nëçdo të tillë ato marrin tjetër dimension.I fundit i Frashëllinjve e dinte ku mbetej dobësia e shqiptarëve, ndaj linte amanet bashkimin sikur e na e ka lënë edhe legjenda e heroit  kombëtar,  Skëndërbeut. Njerzit më të ndritur të kombit tonëgjithmonë kanë ditur tëfrymëzojnë dhe përcjellin bashkimin mes nesh. E tillë lindi dhe Vatra në 28 Prill  1912-tën, të tillë e donte atëNoli dhe Konica! Ndaj,së pari në përkulje dhe mirënjohje supreme ndaj Tyre,ne sot kemi krenarinëtë shpallim krijimin e degës më të re tëVatrës dhe ta sjellim atë pranëçdo bashkëatdhetari që jeton dhe punonnë Miami apo Florida!

Ne anagazhohemi të ndjekim dhe respektojmëkanunoren e Vatrës si dhe të lartësojmë jo vetëm emrin tonë si “Vatra Miami” por edhe të Vatrës si institucioni  më i vyer i çdo Shqiptari në Amerikë dhe jo vetëm.

Misioni  ynë nuk është i lehtë, pasi këshillat e etërve ende nuk janë plotësuar: ka zënka e përcarje mes nesh, ka xhelozira dhe inate, ka hasmërira dhe mllefe. Këto nuk duhet t’i takojnë më shqiptarit të kohëve moderne kudo ku ai jeton apo punon! “Shpresa është te bashkimi  dhe te urtësia”, na këshillonte Mit’Hat Frashëri. Ky duhet të jetë misioni içdo vatrani, içdo shqiptari të mirë apo edhe vetëfëmijve tanë.Ndonëse të lerë e rritur në vendin më të bekuar të botës, fëmijët tanëduhet tëmos rreshtin kurrë së dashuri rrënjët e tyre dhe vendin e paraardhësve të tyre. Dhëqëta arrijmëkëtë ne duhet ti mëkojmëbijtë tanëme vlerat shqiptare dhe të përpiqemi me çdo forcë tëçlirohemi nga antivlerat që na kanë mbajtur peng ndër shekuj.T’u mësojmë fëmijve tanë gjuhën tonë të bukur, atë gjuhë që na mbajti gjallë si komb, t’u mësojmë atyre shqiptarizmën, falë të cilës Shqipëria u mbijetoi shekujve si për të na vërtetuar se kulturat e vendeve të vogla kanë vlerën e diamanteve qësado t’i godasësh asnjëherë nuk thërrmohen!!

Le t’i urrojmëpra kështu suksese degësmë tëre tëVatrës qëe nis rrugëtimin e saj në muajin më të bekuarpër çdo shqiptar:Nëntorin e Pavarësisë. Na priftë e mbara!