Inxh. Xhafer Murseli: Trualli shqiptar me pasuri të pafundme vuan pasojat e keqeverisjes

132
Sigal

– Pa luftuar korrusioni  ku një grusht njerëzish vjedhin milionat e popullit kombi ynë nuk do përparojë

-29 % e shqiptarëve mendojnë se, emigracioni është shqetësues për perspektivën ekonomike të vendit

– Zhvillimi i dobët ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat më urgjente për zhvillimin e vendit

– Pa një përmirësim të poltikave qeveritare për shtetëzimin e sektorëve strategjik kolpasi ekonomikdo të vazhdojë

 

Inxh. Xhafer Murseli

Politika, në vend se të mirret me zhvillimin dhe përparimin e vendit, është marrë dhe po mirret pandalur me zbatimin e projekteve strategjike të huaja sikurse Ballkani i hapur, duke gënjyer popullin se është në të mirën tonë, sikurse thonin për ndryshimet kushtetuese që i hoqën autonominë Kosovës në vitet e 90-ta

Situata ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë po vjen drejt përkëqesimit për vetë  politikat e gabuara qeveritare. Trualli shqiptar me pasuri të pafundme vuan pasojat e keqeverisjes. Pas situatës së vështirë ekonomike dhe papunësisë, shqiptarët konsiderojnë si problemin e tretë me të rëndësishëm emigracionin dhe sidomos ikjen e trurit.  29 % e shqiptarëve mendojnë se, emigracioni është shqetësues për perspektivën ekonomike të vendit. Në vendet e tjera të Rajonit përqindja e njerëzve që e konsiderojnë emigracionin si problem për ekonominë është më e ulët. Sipas “Monitor” besimi në përfitimet socio-ekonomike të anëtarësimit në BE është mbizotërues në rajon, me 60% që e miratojnë pranimin. Në këto kushte po  rritet kërkesa për fuqi punëtore për zanatccinjtë, por rinia duke emigruar ua ka lënë  emigrantëve të huaj që nuk janë të kualifikuar në këta sektorë. a makinës ekonomike që, edhe sot, ecën me karburant të cilësisë së dobët. Turizmi pritet të jetë sërish motori kryesor, megjithëse në 2023 “dështoi” që të përkthehet në shifra të mira të rritjes. Ndërtimi do të orientohet kryesisht nga zonat bregdetare, teksa pritet rënie e shitjeve të shtëpive të shtrenjta në kryeqytet. Në kontrast, shtrenjtimi i pasurive të paluajtshme pritet të vijojë.Në Kosovë dhe në Maqedoni 20 e qytetarëve i konsiderojnë problem të madhe ekonomik sistemin shëndetësor. Zhvillimi i dobët ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat më urgjente në rajon, konsideron Barometri i Ballkanit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Para disa muajsh pata rastin të lexoj në gjermanisht përshrimin për pjesëmarrje në konkursin internacional nga Die Qatar General Electricity and Uater Corp (Kahramaa), përshkrim ky për të cilin kanë shumë interes kompani gjermane për ngritjen e parkut diellor 800 MWp me sistem parabolik-koncentrik, që do ngrihet në Katar. U bëra kurreshtar, hulumtova dhe lexova pak më shumë për Katarin edhe jashtë kësaj fushe dhe i befasuar bëra një krahasim me tokat dhe shtetet e gjeografisë shqiptare. Katari është një shtet me sipërfaqe të vogël; me vetëm 11.627 km². Pavarësinë e plotë e fitoi në vitin 1971 duke u pavarsuar nga Mbretëria arabe. Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2021 Katari ka 2.677.001 banor. Rreth 1.9 milion njerëz punojnë. Nga ky numër i popullsisë vetëm 10% janë vendas, kurse pjesa tjetër punonjës të ardhur kryesisht nga Azia jug-lindore dhe nga Afrika, por edhe nga të gjitha kontinentet. Në vitin 1950 katari kishte vetëm 50.000 banorë. Sistemi shëndetësor është falas për vendas. Sistemi i arsimit në të gjitha kategoritë është falas. Qytetarët janë të liruar nga tatimi në fitim. Shpenzimet e ujit dhe rrymës falas. Pas Pavarësisë së plotë të Katarit i gjithë ky zhvillim është arritur falë mirëmenazhimit të pasurisë kombëtare të gazit dhe naftës, që posedon gjeografia e shtetit të Katarit duke e sjellë korrupsionin zyrtarisht në zero. Kush vërtetohet se ka futur dorën në hambarin e shtetit, atë dorë që ka fut brenda, ajo dorë i shkurtohet. Në vitin 2005 shteti i Katarit themeloi fondin shtetëror për vendas Investment Authority (QIA), dhe sipas statistikave shtetërore ky fond në fund të vitit 2017 posedonte 335 miliard dollar mjete rezervë, me tendencë rritje për secilin vit. Po gjeografia shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut- shqiptare, pse ecin 100% të kundërtën e Katarit kur janë të pasura me pasuri po si Katari? Pse populli shqiptar lejoi që politikuajt e vet t’i qesin në treg pasuritë multimiliardëshe të ngjashme në vlerë monetare me ato të Katarit? Përgjigja në këtë pyetje është shumë e thjeshtë: Edhe populli shqiptar do ecë dhe do zhvillohet si Katari, atëherë kur pasuria kombëtare e grabitur nga politika antikombëtare në bashkëpunim me bandat gjoja biznesmen të kthehet në pasuri shtetërore dhe atëherë kur dora e krimit ekonomik do e paguajë këtë krim me mungesë dore. Shpëtimi i kombit shqiptar janë mineralet dhe qymyri i Kosovës, mineralet, gazi dhe nafta e Shqipërisë !

Pse këto ?

1.Sepse duke ju ofruar shqiptarëve burime të huaja energjetike, do t’i bëjnë të varur për jetë të jetëve, duke i futur në kredi dhe duke i bërë të varur dhe të varfër.

Duke ju thënë se qymyri nuk bën të digjet, nafta nuk bën të përpunohet në Shqipëri, sepse liron shumë CO2, mineralet nuk bën të përpunohen në gjeografinë shqiptare, sepse ndotin ambientin, e nga kjo teori do të dalë dikush që do të bëhet pronar edhe i qymyrit të Kosovës, edhe i Trepcës, sikurse u bë i naftës, gazit dhe i burimeve minerale në Shqipëri, dhe ne shqiptarët do të sillemi rrugëve të botës, do asimilohemi duke kërkuar jetë më të mirë! Ai që do bëhet pronar i qymyrit të Kosovës, do të ndërtojë TC-e në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argatë” shqiptar, do shes rrymë ku të dojë, do na furnizojë edhe neve me çmime të shtrenjta, do na e ndotë atmosferën dhe kush s’do ja përmend.Nuk i dijmë cilat ishin rezervat dhe resurset e gazit natyror apo naftës që veç ishin në shfrytëzim në shtetin amë Shqipëri. Politika atje, asnjëherë nuk tregoi se ҫu bë me naftën dhe gazin që të paktën i plotësonin dhe tejkalonin nevojat vendore.Dhe politika, në vend se të mirret me zhvillimin dhe përparimin e vendit, është marrë dhe po mirret pandalur me zbatimin e projekteve strategjike të huaja sikurse Ballkani i hapur, duke gënjyer popullin se është në të mirën tonë, sikurse thonin për ndryshimet kushtetuese që i hoqën autonominë Kosovës në vitet e 90-ta.

Cila është zgjidhja?!

Mos heshtja e inteligjencës, duke filluar nga akademitë e shkencave, universiteteve, shkollave, rinisë studentore etj, dhe ngritja e nivelit të vetëdijës popullore që t’mos pranojnë dushk për gogla nga politika e cila ha bukën e popullit dhe punon për interesa të huaja.

Ndaj mos u mashtroni i nderuar popull, por analizoni me kokën tuaj ngase janë në interesin e gjeneratave në vazhdim pasuritë natyrore të vendit tonë.Pa një përmirësim të poltikave qeveritare për  shtetëzimin e sektorëve strategjik kolpasi ekonomik do të vazhdojë. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë kritike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mund të forcojnë lidhjen mes rritjes ekonomike dhe reduktimin të varfërisë. Konkurrueshmëria, krijimi i vendeve të punës, inovacioni dhe fusha të tjera të angazhimit mund të ndihmojnë në kapërcimin e sfidave të vazhdueshme, të cilat pengojnë mjedisin e biznesit në vend. Port ë gjitha bëhen nëse luftohet me forcë korrupsioni, ku ministra, zëvendësministra drejtorë në qeveri vjedhin milionat e taksapaguesve. Pa luftuar korrusioni ku një grusht njerëzish vjedhin milionat e popullit kombi ynë nuk do përparojë.