Intervistë me Vladimir Lulaj, ish pedagog i shtatmadhorisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare.

Jakup B. Gjoca
Në intervistën për gazetën TELEGRAF, Vladimir Lulaj, ish pedagogu i shtatmadhorisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare pohon se qeveria e Rilindjes së kryeministrit Rama i ka ndërprerë pensionin e pleqërisë, në kundërshtim me ligjin. Siç pohon zoti Lulaj, edhe drejtori i Përgjithshëm i ISHSH, zoti Astrit Hado, tallet me të ankuarin, sa nuk denjon as ta presë në zyrë, pasi ky institucion nuk ka më “pritje të popullit”. Zoti Lulaj shpjegohet në këtë intervistë për gazetën Telegraf, se ndërprerja e pensionit të pleqërisë nga qeveria e kryeministrit Rama bëhet qëllimisht, për të diskretituar ish- ushtarakët. Zoti Lulaj pohon se kryeministri Rama i mashtroi ish – ushtarakët, duke mos u dhënë statusin e ushtarakut, të cilin u premtoi si kryetar i opozitës në 2013, duke u marrë votat në zgjedhjet parlamentare të 2013-s.
Zoti Lulaj, pse qeveria e sotme ju ka ndërprerë pensionin e pleqërisë?
-Mendoj se “qeveria e sotme” e rilindjes antisocialiste “Edirama”, hiqet sikur “nuk di gjë”, për faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka ndërprerë për tre muaj gjatë vitit kalendarik 2022, si dhe për katër muaj rresht, nga janari deri në prill 2023 pensionin e pleqërisë të ish- pedagogut të shtatmadhorisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, z. Vladimir Lulaj; i cili ka qenë autori i vetëm i leksionit “Për Strategjinë Ushtarake”.
Mund të duket e pabesueshme, por personalisht drejtori i Përgjithshëm i ISSH Tiranë, z. Astrit Hado , në datën 11 prill 2023, kur, për të shmangur skandalin u detyrua të më priste në hollin e jashtëm të këtij institucioni, ku nuk ka “zyra për pritjen e popullit..” dhe”m’u betua..” se nuk dinte asgjë, që nuk më jepnin pensionin e pleqērisë për katër muaj rresht. Sipas tij, mosdhënia e pensionit është një gabim, që ka ndodhur “pa dashje..” dhe se ai personalisht, si drejtor i Përgjithshëm i ISSH, nuk ka ditur gjë, deri në mesditën e datës 11 prill 2023.
“Klasa politike armiqsore kundër Sovranit ende të përgjumur Popull, nuk dëshiron të përcaktojë “me ligj..” kufirin minimal të jetesës në Shqipëri..; sepse, po të ndodhte kjo, të varfërit dhe mjeranët, që lypin bukën e gojës, do të ishin të “mbrojtur nga uria”; sepse do të mund ta kërkonin në tribunalin e pushtetit të pavarur shtetëror gjyqësor ” të drejtën e garantimit, sipas ligjit organik” të nivelit minimal të jetesës.”

I thashë: po si ka mundësi që Gjykata Administrative Tiranë, Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Avokati i Popullit e dinë “dënimin me vdekje nga uria..”, për katër muaj rresht të kryetarit të partisë “Mirëqënia Popullore” dhe kryetarit të shoqatës kombëtare atdhetare “Flamuri i Kombit”..; kurse zotrote, drejtor i Përgjithshëm i ISSH nuk qenke i informuar..?!. Pra vartësit nuk të informojnë, apo zbatojnë heshturazi urdhërat tuaja për zhvillimin e genocidit, që synon vdekjen time nga uria?!.
Shprehur rrudhtasi, mbase mund të duket absurde, ose e pabesueshme, por qeveria “Ediramë”, deri sa drejtori i Përgjithshëm i ISSH, z. Astrit Hado, “nuk e di faktin..” se pensionistit V. Lulaj i mbahet dhe nuk i paguhet për katër muaj rresht pensioni i pleqërisë, që hyn në të drejtat themelore tē njeriut, si mund ta dijë kryeministri Edi Rama se një ushtaraku nuk i jepet për katër muaj rresht pensioni i pleqërisē?
Një përgjigje joshteruese ekziston: ndërprerja e pensionit tim ka synuar të krijojë kushtet reale për “vdekjen nga uria..” të intelektualit oponent Vladimir Lulaj, për shkakun se ai zhvillon kritika ndaj qeverisjes antipopullore “Ediramë”.
– Cila është ndihma sociale dhe ekonomike e qeverisë së kryeministrit Rama për moshën e tretë, të cilët nuk kanë të ardhura ekonomike?
– Si rregull, mosha e tretë trajtohet me pension pleqërie. Kjo nënkupton faktin se ata që kanë punuar dhe paguar sigurime shoqërore, marrin pensione sipas ligjit 7703/1991. Kurse individët që nuk kanë punuar, deri kur të mbushin moshën 70 vjeç nuk marrin pension social; (i cili në vitin 2014 ka qenë 6850 lekë,), por ndihmë ekonomike në masën 2700 lekë në muaj si çift, ose 1350 lekë sejcili. Ndodh ky qëndrim diskriminues ndaj të papunëve, sepse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisē, e drejta themelore e njeriut, siç është e drejta për të punuar, konceptohet nga politika shqiptare si “objektiv social..”dhe jo e drejtë themelore e njeriut, ciç e ka mbarë bota demokratike tē drejtën e garantuar për “të punuar dhe pasuruar nëpërmjet ushtrimit të së drejtës themelore për tē punuar”.
– Në fakt, akoma deri sot, në Shqipëri nuk është përcaktuar me ligj kufiri minimal i jetesës. Përse ndodh kjo?
Atëhere, mbi cilat kritere, qeveria bazohet në dhënien e ndihmës sociale dhe ekonomike për familjet dhe personat në nevojë?
– E “bukur..” më duket kjo pyetje tronditëse, por edhe disi cinike, emëtuar nga ana juaj.
Mendoj se, në rast se klasa politike ekzistuese, thellësisht antipopullore, destruktive dhe haptazi me qëndrime armiqsore kundër Sovranit ende të pērgjumur Popull, prej 32 vitesh nuk dëshiron të përcaktojë “me ligj..” kufirin minimal të jetesës në Shqipëri..; sepse, po të ndodhte kjo, të varfërit dhe mjeranët, që lypin bukën e gojës, do të ishin të “mbrojtur nga uria”; sepse do të mund ta kërkonin në tribunalin e pushtetit të pavarur shtetëror gjyqësor ” të drejtën e garantimit, sipas ligjit organik” të nivelit minimal të jetesës.
Si konkluzion joshterues mund të themi se partitë shtet, ose qeveritë destruktive të dyadës antipopullore PS-PD, nuk duan të garantojnë me ligj nivelin jetik, ose minimal të jetesës, sepse kjo do të kufizonte nivelin e varfërisë kronike të Popullit Shqiptar dhe ediramët dhe saliberishët do të vetëdiskreditohen keqas, madje krejt lehtazi mund të ushtrohej ndjekje penale ndaj tyre për shpërdorim detyre, ose moszbatim të ligjit, që do përcaktonte kufirin minimal tē jetesēs.
“Ushtarakët në pension të plotë pleqërie duhet të jenë mendjehapur dhe solidarë me interesat e tyre ligjore, të kërkojnë ndryshimin e krejt klasës politike antipopullore ekzistuese. Koha nuk pret. Rama duhet të mësojë se ushtarakët janë intelektualë atdhetarë e patriotë dhe jo “skllevërit elektoralë..” të partisë socialiste ediramë.”

Njëlloj si qeverisjet lineare pararendëse, të gjitha pushtetet politikë, superligjorë dhe jollogaridhënës aleksandërmeksi, fatosnano, saliberisha, përfshi keqqeverisjet dhjetëvjeçare “Edirama”, asnjëherë nuk kanë menduar dhënien e një ndihme social-ekonomike dinjitoze për shoqërinë civile të papunësuar; sepse duan “të diskretitojnē..” sistemin kapitalist dhe të mbajnë ndezur nostalgjinë groteske për ish sistemin socialist enverist, që nuk u jepte mundësi njerëzve të varfër për t’u pasuruar nëpërmjet të drejtës së ushtrimit tē së drejtës themelore të njeriut, siç është e drejta për të punuar, por ama nuk i linte njerëzit të vuanin nga uria, siç ndodh aktualisht në sistemin kapitalist grabitqar të partive shtet, ku ushtrohet gjenocidi i dënimit politik me vdekje nga uria..
Si mund të jetojë njeriu me vetëm 14 USD në muaj..?!.
Aktualisht, për 32 vite rresht, nga viti 1991 deri më sot, kur jemi në prill 2023, nuk ekziston asnjë kriter ligjor, racional, ose i drejtë për zhvillimin e politikave shtetërore lidhur me luftimin e varfērisë, “shporrjen..” adekuate të saj dhe rritjen e mirëqënies sē mbarë popullit shqiptar.
Niveli i dhënies së ndihmës sociale dhe ekonomike për familjet e personat në nevojë gjithmonë ka qenë grotesk dhe antihuman nga të gjitha pushtetet politikē qeverisës në kundërshtim me interesat e këtij komuniteti, që nuk përfaqësohet dhe as mbrohet nga asnjë pushtet i përkohshëm superligjor dhe jollogaridhënës politik.
Sigurisht nuk e ka “fajin” vetëm politika destruktive antipopullore, që kanë ndjekur dhe vijojnë të ndjekin, veçanërisht pas marrëveshjes antikushtetuese tē firmosur nga pseudopolitikanët antipopull Sali Berisha dhe Edi Rama më 21 prill 2008, por edhe qëndrimet e përulura, serviliste dhe vetëskllavēruese të këtyre komuniteteve, që nuk ngrihen për të fituar të drejtën themelore të njeriut, siç është e drejta ende e munguar kushtetuese për tē gëzuar dhe ushtruar të drejtën themelore të punës, por presin lëmoshë nga qeveria, që harxhon qindra milionë euro çdo vit për të paguar partneritetet, që bën qeveria me firmat fantazmë, inekzistuese, siç janë pagesat për inceratorēt, gjoja kontrollin shëndetësor të popullatës, ose për korrupsionin galopant, nga e cila vuan pushteti politik jollogaridhënës dhe tejet destruktiv Edirama.
– 4. Cila është domethënia sociale e dhënies së 5.000 lekëve nga qeveria për pensionistët në prag të datës së zgjedhjeve vendore të 14 majit 2024?
– Mendoj se dhënia e 5,000 lekëve nga qeveria antidemokratike Edirama për pensionistët në prag të datës së zgjedhjeve vendore té 14 Majit 2023, mëton se kryeministri piktor beson se mund ta blejë votēn e 640 mijë pensionistëve me “njē gjysëm gjeldeti. ”
Ky fakt tregon se qeverisja antisocialiste e PS nuk ekziston, në pikëpamje të aktivizimit popullist, sepse prej 14 vitesh nē këtë forcë politike nuk ekzistojnë forumet dhe organet vendimmarrëse të parisë socialiste, por vetëm kulti i sundimtarit të saj egocentrist, delirant, narcist dhe jollogaridhënës.
E ardhmja e shpejtë e triadës destruktive PS- së do jetë braktisja masive nga populli shumë i zhgēnjyer dhe i zemëruar nga qëndrimet antiligjore dhe antishtetit tē munguar juridik tē regjimit antidemokratik Ediramë.
– Zoti Lulaj, Edi Rama, si kryetar i opozitës në 2013, në fushatën elektorale u premtoi ish ushtarakëve se, nëse do fitonte zgjedhjet parlamentare të 2013-s, do t’u jepte statusin e ushtarakut.
Tashmë, pas 10 viteve qeverisjeje, kryeministri Rama a e ka konkretizuar atë premtim elektoral të 2013-s?
– Kryeministri i gjatë, politikisht profan, z. Edi Rama vuan nga sidroma e mosmirënjohjes akute dhe kronike.
Konkretisht, kur ishte në opozitë, në prag të zgjedhjeve elektorale të qershorit 2009, piktori Edi Rama u kërkoi votat ushtarakëve të nxjerrë në rezervë, lirim, në pension të pjesshëm dhe të plotë pleqërie, duke u premtuar se sapo të vinte në pushtet do të zbatonte nen për nen statusin e ushtarakut, apo ligjin organik të miratuar nga ligjbërësi parlament qysh në korrik të vitit 1991.
Dihet se ushtarakët atdhetarë votuan, si gjithmonë për pushtetin politik të PS në qershor të vitit 2009
PS- ja në 2013, e orientuar nga mosmirënjohësi dhe gënjeshtari politik Edi Rama, u premtoi ushtarakëve zbatimin e statusit të ushtarakut, nëse do të votonin në favor të delegimit në pushtet politik të partisë socialiste.
Ushtarakët atdhetarë e besuan mashtrimin elektoral të Ediramës, risollën dhe po mbajnë në qeverisje dhe pushtet politik për 10 vite të tjera rresht PS-në, simotrën e PD-sē berishiane, që asnjëherë nuk u ka premtuar zbatimin e statusit të ushtarakut; kurse paria Ediramë, pa pikë turpi, ka “përlarë me dredhi horrash politikë..” votat e ushtarakëve atdhetarë, por sigurisht nuk e ka zbatuar statusin e ushtarakut.
Prej 27 vitesh shoqatave të “ish” ushtarakëve u mungon kurajua dhe vendosmëria për të bërë presion te pushteti politik superligjor lidhur me domosdishmërinë e zbatimit të statusit të ushtarakut.
“Kryeministri piktor beson se mund ta blejë votēn e 640 mijë pensionistëve me “njē gjysëm gjeldeti. “Ky fakt tregon se qeverisja antisocialiste e PS nuk ekziston, në pikëpamje të aktivizimit popullist, sepse prej 14 vitesh nē këtë forcë politike nuk ekzistojnë forumet dhe organet vendimmarrëse të parisë socialiste, por vetëm kulti i sundimtarit të saj egocentrist, delirant, narcist dhe jollogaridhënës.”

Mendoj se aktualish detyra e kryesive të shoqatave të ushtarakëve nuk është të ofrojnë vota mbështetëse “falas..” për kandidatët e partisë shtet Edirama.
Ndonëse shoqatat e ushtarakëve pasivitetin e tyre lidhur me moszbatimin e statusit të ushtarakut e justifikojnë me insinutën “jemi shoqata të depolitizuara..”; detyra e tyre permanente nuk ka lidhje me përkrahjen e pushteteve politikë, që nuk zbatojnë statusin e ushtarakut, por sigurisht ka lidhje të drejtpērdrejtë me mbrojtjen e interesave të antarësisë.
Në këtë kuadër lypset përcaktuar pozicionimi i qartë paraelektoral i shoqatave të ushtarakëve, duke deklaruar se vota e këtij komuniteti, në pikëpamje elektorale, ështē në shërbim të zbatimit konkret të statusit të posaçëm të ushtarakut; gjë që duhet të ndodhë brenda muajit prill 2023! Në të kundērt, të gjitha votat e komunitetit atdhetar të ushtarakëve të jepen unanimisht kundër kandidatëve të partisë mashtruese, gënjeshtare, injorante e mosmirënjohëse Ediramë.
Pse kryesitë e shoqatave të ushtarakëve nuk i kërkojnë ministrit të Mbrojtjes, që t’i bëjë presion “dashamirēs..” kryeministrit të gjatë, krejt mosmirënjohës për qindramijë votat që ka marrë, pa i merituar aspak, nga qershori i vitit 2009 deri qershor 2021?! Kur llogjikisht pritshmëria për zgjedhjet lokale të 14 Maj 2023, lidhur me komunitetin elektoral e tē “përbuzur..” të ushtarakëve. mëton një eventualitet ndëshkimi për shkak të moszbatimit të statusit të ushtarakut.
Nëse PS do vota nga ushtarakët më 14 Maj 2023, atëhere le të nxjerrë një VKM me forcën e ligjit kryeministri mendjembyllur Ediramë për zbatimin nen për nen të statusit të ushtarakut.
Kryeministri Edi Rama nuk është profan politik, por një sundimtar superligjor dhe jollogaridhënës, që mund të reagojë shpejt..; nëse ndjen rrezikun elektoral real; faktin se komuniteti i ushtarakëve, “i lodhur..” nga veprimet e mosveprimet superligjore dhe antiligjore të kryeministrit jollogaridhënës e mashtrues Edirama do ta votojë masivisht kundër subjektin politikisht karagjoz të partisë socialiste.
Pse kryesitë e shoqatave nuk i nxjerrin ushtarakët në protestë masive kundër veprimeve e mosveprimeve antiligjore të kryeministrit superligjor, mendjemadh e mosmirënjohës Edi Rama; si dhe kundër partisë politike qeverisëse, aktualisht krejt të mekur, socialiste?!
Pse nuk u jepet direktiva për veprimtari aktive antarëve të shoqatave “ende të mpira të ushtarakëve në pension të plotë pleqërie..”; duke i orientuar fillimin e protestave paqësore me parullën: “Zbatoni statusin e ushtarakut, ndryshe, nuk u japim votat falas!?”.
Shumë shpejt, mbase në datën 14 Maj 2023, kryeministri mashtrues dhe mosmirënjohës Edirama do të kuptojë se ushtarakēt nuk janë “delet e tij”, por luanët e vërtetë të dashuruar me stinën hyjnore të demokracisë ligjore, të cilët, duke e votuar kundra, mund ta rrëzojnë shpejt nga pushteti parinë antisocialiste, duke votuar për partinë e tyre, që sigurisht dhe aktualisht nuk është partia antisocialiste dhe anti- komunitetit të ushtarakëve, që vet kryeministri egocentrist Edi Rama, me politikat që ka ndjekur dhe po ndjek, i ka bërë elektoralisht dhe politikisht kundërshtarë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka ndërprerë për tre muaj gjatë vitit kalendarik 2022, si dhe për katër muaj rresht, nga janari deri në prill 2023 pensionin e pleqërisë ish ushtarakëve”

Ushtarakët në pension të plotë pleqërie duhet të jenë mendjehapur dhe solidarë me interesat e tyre ligjore, të kërkojnë ndryshimin e krejt klasës politike destruktive dhe antipopullore ekzistuese.
Duke qenë votues të shumtë, ushtarakët atdhetarë, tē trajtuar me përbuzje dhe sikur të ishin qytetarë pa dinjitet nga qeveria mashtruese dhe gënjeshtare Ediramë, duhet ta përdorin këtë votë për ndryshimin e mentalitetit superligjor e jollogaridhënës të kryeministrit aktual; për të mundësuar zbatimin e statusit ligjor organik të ushtarakut në të kundērt të përfshihen nē protesta paqësore me orientim dhe deklarim publik se vota e ushtarakëve me 14 Maj 2023 do jetë kundër kandidatëve dhe këshilltarëve të PS për pushtetin vendor në zgjedhjet elektorale.
Koha nuk pret. Edi Rama duhet të mësojë se ushtarakët janë intelektualë atdhetarë e patriotë dhe jo “skllevërit elektoralë..” të partisë socialiste Ediramë.





















