Interpol Tirana ekstradon nga Frankfurti të dënuarin për mashtrim

619
Sigal
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Frankfurti 44-vjeçarin Ergent Haxhi, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për një seri mashtrimesh. Haxhi është dënuar në mungese me 6 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes zyrave të Interpolit në Tiranë e Frankfurt. Pas mbërritjes së tij në Tiranë ai do të vuajë dënimin në një nga burgjet e vendit.