Padia për shpifje, nis gjyqi Nishani-Veliaj

505
Sot në Gjykatën e Tiranës nisi procesi gjyqësor mes presidentit Nishani dhe kryebashkiakut Veliaj. Kreu i shtetit e ka paditur për shpifje kryebashkiakun. Në seancë ishin të pranishëm vetëëm dy përfaqësuesit ligjorë të Nishanit e Veliajt. Gjykata kërkoi kohë për të marrë pamjet filmike nga televizioni, ku sipas padisë së Nishanit, Veliaj akuzon presidentin për grabitjen e një prone.Ndërkohë avokatët e Veliajt kërkuan gjithashtu kohë për t’u njohur me padinë.Raportet e tensionuara mes presidentit dhe kryebashkiakut u krijuan pas takimit që Nishani zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile te vendi ku po ndërtohej këndi i lojërave në liqenin artificial të Tiranës.
Sigal