INSTAT: Të ardhurat nga taksat mjedisore u ulën me 10.3%

612
Në 2015, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 40 miliardë lekë, duke pësuar rënie me 10,3 %, krahasuar me vitin 2014, raporton INSTAT. Kjo është ndikuar kryesisht nga rënia e të ardhurave nga taksat e energjisë.
Vlera e taksave të mjedisit në periudhën 2008 – 2015 është rritur mesatarisht 4,7 %, sipas INSTAT.
Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2015, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 56,64 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 39,7 %, taksat e ndotjes me 3,64 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,02 %.
Në vitin 2015, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 5,94 % ndërkohë që të ardhurat nga taksat e energjisë janë ulur me 5,28 % dhe të ardhurat e taksave të ndotjes dhe burimeve natyrore janë ulur me 0,66 %.
Në periudhën 2008-2015, pesha mesatare e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), është 2,77 %. Në 2015, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj PBB është 2,77 %, duke pësuar një rënie me 0,39 %, krahasuar me 2014.
Të ardhurat nga taksat mjedisore për periudhën 2008-2015, zënë mesatarisht 11,78 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore. Në vitin 2015, të ardhurat nga taksat mjedisore përbëjnë 11,56 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rënie me 1,57 %, krahasuar me 2014.

grafik- te ardhurat e mjedisit 
te ardhurat nga taksat mjedisore
Sigal