Inceneratori i Fierit/ Sot do të dëgjohet mbrojtja për pesë nga të pandehurit e dosjes

62
Sigal

Këtë të hënë pritet të mbahet në GJKKO seanca për mbrojtjen e 5 nga të pandehurit në lidhje me ndërtimin e inceneratorin e Fierit. Më herët, kanë përfunduar mbrojtjen edhe 10 të pandehurit e tjetër, përfshirë ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, sekretarin Alqi Bllako si edhe Arben Dervishaj.

Sot do të kryejnë mbrojtjen pesë të pandehurit e fundit, të cilët janë në cilësinë e administratorëve që kanë kryer punimet për inceneratorin e Fierit, por që sipas Prokurorisë, një pjesë nuk janë kryer. Pritet të shihet nëse gjykata do të marrë një vendim sot apo do të caktojë një seancë tjetër në ditët në vijim.

Deri në këtë fazë, ka qenë SPAK që ka kërkuar dënimin për Kokën me 10 vite heqje lirie me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar, pritet të dënohet me 6.8 vite burg. Në seancën e kaluar, Koka e cilësoi procesin të manipuluar.

Edhe Bllako ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me këto akuza por prokuroria ka kërkuar për të dënimin me 7 vite heqje lirie.