Zjarr në hekurudhën Shkodër-Vorë, flakët djegin mbi 1 kilometër traversa druri

44
Sigal

Zjarri ka përfshirë hekurudhën Shkodër-Vorë duke djegur mbi 1 kilometër traversa druri.

Raportohet se flakët kanë rënë në afërsi të stacionit të Ishmit. Ndërsa zjarri ka djegur mbi 1 km traversa druri të hekurudhës që prej vitesh është jashtë funksioni.

Kjo është dita e tretë që kësaj hekurudhe në këtë segment i vihet flaka.

Ka dyshimet se ngjarja është e qëllimshme për vjedhjen e shinave dhe materialeve të tjera metalike të cilat shiten për skrap nga individë të ndryshëm.