Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
Drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnice. Dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice.
Kjo manovër ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.