Ilvi Meta vari veten, prokuroria kërkon burg për tre policët e arrestuar

139
Sigal

Tre punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë kur në komisariat u gjet u vdekur Ilvi Meta, në ambientet e paraburgimit, do të dalin nesër para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar burg për tre policët: Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Ilvi Meta nuk e kishte për herë të parë arrestimin nga policia.

Por të mërkurën vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, siç thuhet paraprakisht, me lidhëset e kapuçit të bluzës, brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit.

Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë.