Ilir Vata/ 48 – vjet nga thyerja e burgut të Burrelit

1449
Adem Allçi, Dhori Gërnjoti dhe Sazan Hadëri, tre të burgosurit politikwëqë thyen burgun e Burrelit 48 vite më pare, pikërisht me 2 Gusht 1967 
Sigal

Adem Allçi i burgosur politik, vuajti 28 vite

Në burgun e Burrelit kanë vujtur dënimin mijëra të burgosur, intelektualë, klerikë, deputetë dhe njerëzit më të ndritur të kombit, personalitete të letrave, artiste dhe shkrimtarë. Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938 dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e LNÇ, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Me ardhjen në pushtet të diktaturës burgu i Burrelit do të kthehej në vendin më të tmerrshëm të kundërshtarve të regjimit komunist. Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut dhe ishin kundërshtarë të regjimit diktatorial. Burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëhej zgavra e ferrit për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin por dhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë. Ky burg ishte diversi i jetës, shtuar dhe torturat dhe izolimin e zgjatur ai ishte makthi i të burgosurve politikë dhe kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë.

Burgu i Burrelit

Në historinë e këtij burgu, ai ka qënë i vështirë për t’u thyer dhe shënohet një rast kur nacionalistët pas instalimit të komunizmit e sulmuan me armë për të cliruar shokët e tyre dhe që nga ajo kohë, burgu i Burrelit nuk njeh të arratisur apo thyrje përjashtuar rastin e tre të burgoserve me 02. Gushtë 1967. Sot burgu i Burrelit mban emërin e një nga tre të burgosurit që guxuan ta thyejnë burgun kur diktatura ishte më e ashpër se kurrë dhe emërtohët burgu “Adem Allçi”. Tre ishin ata që guxuan t’i kundërvihen regjimit, Allci, Gwrnjoti, Hadëri qëndrestarët antikomunistw që me guxim, heroizmin e tyre të pamat, pa marrë parasysh jetën, guxuan të përballen me diktaturën dhe të “çvirgjërojnë” burgun më famëkeq të Shqipërisë, atë të Burrelit, pikërisht 48 vjet më parë. Adem Allçi është hero i gjallë i qëndresës antikomuniste sa dhe vetë Sigurimi i Shtetit e quante “Njeriu me dy zemra”. Kjo legjendë burgjesh na jep edhe sot kurajo që regjime të tilla të mos kthehen më. Diktatura komuniste ne Shqipëri ishte ndër më të egrat në Europë, madje komunizmi erdhi si një formë regjimi që shumë shpejt diktatori mizor Enver Hoxha e përshtati atë sipas mizorisë së tij dhe që në fillimet e pushtetit organizoi policinë politike që më vonë do të merrte emrin Sigurimi i Shtetit. Pra komunizmi nisi gjuetinë e shqiptarëve që më 1944, dhe ky mision barbarë nisi pa u ndalur sa që Shqipërisë i kushtojë shumë 143 mijë vite burg dhe internim qindra të vrarë, gra dhe burra sa dhe sot janë më shumë se 4800 varre të humbura të të burgosurve politike të vrarë tinzash nga sigurimi i shtetit. 

Thyerja e burgut të Burrelit

Një ngjarje që tronditi regjimin e diktatorit, tre protagonistw Adem Allçi, Dhori Gwrnjoti dhe Sazan Haderi kishin skicuar ne memorien e tyre planin e arratisjes si për të thyer mitin e pathyeshmërisë, sloganin e kobshëm, “ky është Burrel dhe hy e nuk del” për t’i thënë diktaturës se regjime të tilla nuk janë të përjetshëm dhe ka ende shqiptarë që guxojnë të përballen me të ndonëse më 1967 diktatura ishe më mizore se kurrë. Më këtë mendim e kurajo, tre shokët e burgut shkruajtën natën një letër për t’ia dorëzuar komandës dhe bëhej fjalë për një letër për Enver Hoxhën. Ky ishte shkaku i kontaktit të tyre me komandën, apo rojën e parë të burgut. Nata e 2 gushtit 1967, ishte dita e planit të arratisjes dhe të tre nisën tek roja. Ademi me letër në dorë i thotë “kam një letër për Enverin”. Afrohet roja dhe ende pa e prekur me dorë Ademi e godet më shuplakë. Marrin çelësat. Ndërrojnë uniformën me atë të rojeve dhe nisen drejtë soletes, rrëfen Allçi. Breshëritë e atomatikut nga kulla qendrore shënjestron ata dhe mbeti në vend i vdekur Sazan Hadëri. Ademi dhe Gërnjoti kaluan telat, por dhe ky i fundit kishte marrë një plumb në këmbë dhe ngelin në fillim të vreshti që gjendej në atë kohë karshi burgut. Ademi merr arratinë për t’u kapun më vonë në pllajat e Macukullit, pasi kishte rrugëtuar kilometra të tëra. Pas kapje ata u dënuan me vdekje pushkatim por më vonë atyre u falet jeta dhe siç e thotë Allci: “Ndonjëherë edhe gjarpri bënë mirë”. Adem Allçi, bëri plot 28 vite burg gati në të gjitha burgjet e Shqipërisë, por jetën me të madhe e kaloi në Burrel. Njihej me emër në të gjitha burgjet për bëmat e tij të përballjes me gardianët dhe komandantët, madje ishte shndërruar në legjendë. Ashtu siç edhe e përshkruajnë të burgosurit dhe siç edhe sot ruan një fizionomi të një figure të gdhendur nga vuajtja, tipare të ashpra gjithë muskuj dhe forcë edhe sot që po ofron të shtatëdhjetave. Por në burg ai ishte një “bishë” e vërtet pasi stërvitej në qelit e ngushta dhe ngjitej në to qindra herë e përpostë kësaj ai kishte një betejë të pa përfunduar ne jetën pasi komunizmi e vuri në shënjestër që në rini të hershme dhe jo vetëm atë por të gjithë familjen. Të gjithë vëllezërit në burg përveç nënës që kishte nisur kujën dhe mbeti prapa portave të burgjeve duke u kujdesur për to. Sa në një burg në tjetrin dhe në fund nëna e mori kujën e pambaruar me vetë sa kur djemtë u liruan nga burgu nuk e gjetën më, shtëpinë e askënd nga familja. Burgu i Burreli bënë 48 vitë nga thyrja dhe mund të konsiderohet si një kryengritje kundër regjimit diktatorial dhe ne e rikujtojm për nder të gjithë ata që vuajtën nga diktatura dhe ngushëllim për të gjithë ato nëna që ende nuk kanë varret e të afërmve të tyre, që dirgjen honeve të burgjeve të ekzekutuar tinëzisht nga sigurimi i shtetit për t’i qarë me kujën e pritur.