Komediani i njohur: Edi po ju mashtron, duke ju servirur …

563
Sigal

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda përmes një postimi në Facebook njofton qytetarët që të kenë kujdes pasi kryeministri Rama po i mashtron duke iu servirur minideklarata artistësh të kërkuara skuthshe nga zyra e tij e shtypit, ku ata shprehen se janë pro ndërtimit të një Teatri të ri.

Deda shprehet se nuk njeh asnjë që është kundër ndërtimit të një Teatri të ri por i  vetmi ndryshim është, që ne kërkojmë të qëndrojë në këmbë edhe i vjetri.

Postimi i plotë:

Kujdes.
Edi po ju mashtron, duke ju servirur minideklarata artistësh të kërkuara skuthshe nga zyra e tij e shtypit, ku ata shprehen se janë pro ndërtimit të një Teatri të ri.
Unë nuk njoh ndonjë artist në këtë vend që është kundër ndërtimit të një Teatri të ri, as unë nuk jam kunder as ata që janë sot në oborrin e Teatrit. I vetmi ndryshim është, që ne kërkojmë të qëndrojë në këmbë edhe i vjetri, siç kerkonin para një viti edhe ata të vulëhumburit, që dalin sot tek facebook-u i Edit.