Ilir Meta: Ndryshimi do të ndodhë, Rama nuk i degradon dot shqiptarët, siç veproi me Reformën në Drejtësi

218
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se ajo që do të bëjë drejtësia amerikane është çështje e saj. Ne kemi besim dhe e respektojmë, por ne kemi punën tonë dhe kemi drejtësinë tonë këtu, kemi dhe drejtësinë e popullit. Duke folur  në një konferencë me mediat për çështjen McGonigal, Meta deklaroi se kjo çështja ekspozoi atë që të gjithë e mendonin, se si Rama i korrupton zyrtarët e lartë ndërkombëtarë duke ua kundërvënë vlerave më themelore të demokracisë, të pluralizmit dhe të shtetit të së drejtës. Siç tronditi Kim Filby sistemin e atëhershëm perëndimor me shërbimet që u bëri sovjetikëve, mos harroni që një shërbim dhe më të madh se Kim Filby kanë bërë këta Kim-ët si ky McGonigal, Rosini dhe të tjerë, të cilët janë përpjekur të tronditin besimin e shqiptarëve te SHBA-të, te vlerat euroatlantike, të lirisë, të demokracisë, të shtetit të së drejtës. Ai deklaroi më tej se ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim dhe se Rama nuk i përdhunon dot shqiptarët.“Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedhë Edi Rama. Ne çmimin e shpërbërjes së Shqipërisë, çmimin e shkatërrimit të demokracisë në vendin tonë dhe shkatërrimit të interesave tona kombëtare nuk e pranojmë dhe Edi Rama bën mirë ta zgjedhë me një çmim sa më të arsyeshëm për veten e tij dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ky do të ishte i vetmi kontribut i tij dhe për reformën në drejtësi që e shkatërroi, që e degradoi dhe mirë që shkatërroi këtë tonën duke zgjedhur prokurorë me 69 vota e duke bërë betimin te Lana të anëtarëve të GJK, bile e përdhunoi dhe më keq kur Dvoranin, heroin, kampionin e demokracisë e la me 12 vota. E mbani mend, vetëm 12 vota i dha. Shqiptarët nuk i përdhunon dot, çmimin le ta zgjedhë vetë dhe ta zgjedhë sa më parë. Është mirë për të dhe për ata rilindasit, për këtë sekt që punon vetëm në këtë mënyrë. Siç punon ky, punojnë të gjithë në zyrat e tyre dhe u pinë gjakun shqiptarëve”, -theksoi Meta