Autorët ia morën se nuk po iu ndizej mjeti i tyre/ Ja ku u gjet makina e Albi Bashaliut

U gjet sot në fshatin Gocaj të Kavajës makina e 35-vjeçarit Albi Bashaliu i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Peqin.

Sipas policisë autorët përdorën këtë makinë për t’u larguar pasi ekzekutuan Bashaliun.

Sigal

Ata dyshohet se i kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Autorëve nuk iu ndez makina e tyre dhe kjo është arsyeja pse kanë marrë makinën e tij.

Në Gocaj të Kavajës makina e viktimës është gjetur e pa djegur ndërsa brenda saj nga kontrollet paraprake nuk janë gjetur armë.

Policia po heton lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të gjetur prova dhe për të identifikuar autorët.

Ka dyshime se kjo vrasje ka ndodhur për hakmarrje, pasi në qershor të këtij viti vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu ka vrarë Ylber Xhahysën pas konflikteve që kishin prej vitesh për të gërvishturën e makinës, e cila ishte pasuar me ofendime mes tyre.