I zunë pritë dhe e qëlluan me 7 plumba, arrestohen babë e bir për vrasjen e biznesmenit në Kurbin (Emrat)

232
Sigal

Babë e bir kanë rënë në pranga nga policia e Kurbinit pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli ditën e djeshme.

të arrestuarit janë Skënder dhe Llej Likaj.

Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.

Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras,  kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55 vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.

Mjeti i shtrenjtë që ai drejtonte ka vazhduar të ecë edhe për disa metra dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.