Reshje të dendura shiu në Selenicë, rrëzohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen mbi 100 familje

243
Sigal

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme në vend.

Sëfundmi situata është paraqitur në Bashkinë e Selenicës.

në fshatin Mesaplik të Bashkisë Selenicë është rrëzuar ura e fshatit për shkak të reshjeve të dendura të shirave gjatë natës dhe rrëshqitjes së dherave.

Për pasojë fshati me rreth 100 familje ka mbetur i izoluar pa pasur mundësi tjetër kalimi.

Sakaq pritet përmirësim i kushteve atmosferike të motit që më pas të ndërhyhet në këtë segment rrugor nga shtabi i emergjencave civile.