Kuvendi historik i PD, Garo: Fitorja nuk ishte qëllimi i Bashës! Berisha do e ringrejë PD në piedestalin e lavdisë

254
Sigal

Drejtoresha e Komunikimit me ‘Foltoren’, Floriana Garo ka folur në Kuvendin historik të PD-së, ku ka theksuar se para zgjedhjeve të 25 prillit kishte besuar te ndryshimi , por Basha nuk e kishte qëllim fitoren.

‘Basha kishte plane të tjera. Nuk kishte strategji. Fitorja nuk ishte qëllimi. U zhgënjeva si të gjithë demokratët’, tha Garo në fjalën e saj.

Garo: Është kënaqësi të jem prezentë në këtë ditë historike. Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri nga Zvicra me tim shoq dhe vajzën tonë. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte shkurti i acartë para fushatës së 25 Prillit. Besova te ndryshimi dhe besoj ende te ndryshimi. Jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur. I ofrova Bashës të kontribuoj për PD.

Basha kishte plane të tjera. Nuk kishte strategji. Fitorja nuk ishte qëllimi. U zhgënjeva si të gjithë demokratët. Pashë si nisi ta shkundë nga themelet lideri historik Sali Berisha me energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari. Kam besuar që vetëm Berisha do na udhëheqë të gjithë në ringritjen e PD në piedestalin e lavdisë së saj.