Përfundon votimi për shkarkimin e Bashës, nis numërimi i votave të delegatëve

175
Sigal

Ka përfunduar në këto momente votimi i rreth 5 mijë delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës. 

Në stadiumin ‘Air Albania’ votoi edhe delegati i fundit.

Votimi u zhvillua i fshehtë, ndërsa pyetja e fletës së votimit ishte: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha?

Ndërkohë ka nisur numërimi i votave.

Vendimi që do të marrë sot Kuvendi Kombëtar do të hidhet në referendumin e anëtarësisë në datën 18 dhjetor.