I vodhi celularin turistes polake, arrestohet i riu në Sarandë

673
Teksa vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Më datë 12.10.2017, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij.
Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim prej policisë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celualar tip ”Samsung J5” shtetases Polake K.S.M.B, 47 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
Sigal