8 prej tyre shqiptare, pranga 15 vajzave në Maqedoninë e Veriut

238
Sigal

Gjatë natës së mbrëmshme 15 vajza janë kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi kryenin aktivitet të paligjshëm në një hotel në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, ku hoteli ishte në pronësi të A. A., 30-vjeç.

Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona të cilët ishin klientë. Si dhe 15 vajza që argëtonin klientët. Mësohet se 8 nga vajzat kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova, një nga Ukraina, ndërsa të tjerat ishin nga Maqedonia e Veriut.

Të gjithë personat në fjalë sipas policisë janë arrestuar dhe ndaj tyre do të shqiptohet kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj tij, do të bëhet edhe një kallëzim penal.