I shërbyen 75-vjeçarit me koronavirus, dalin negative analizat e 11 mjekëve dhe infermiere në Poliçan

374
Sigal

11 mjekë dhe infermierë në Poliçan, të cilët i shërbyen 75-vjeçarit të infektuar me COVID-19, nuk janë prekur nga virusi.

“Super lajm mëngjesi i sotëm! Të gjithë analizat e stafit mjekësor Poliçan negative”, shkruan Adriatik Zotkaj, kreu i Bashkisë së Poliçanit, në rrjetet sociale.

Një ditë më parë u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Poliçan.

Mësohet se i infektuari është një 79-vjeçar me iniciale A.L, i cili kishte 5-ditë me temperaturë 38, me probleme të theksuara në frymëmarrje dhe kollë.

I moshuari ndodhet në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Dyshohet se të moshuarin e ka infektuar djali tij, i cili më 5 mars erdhi nga Greqia. Ndërkohë i gjithë qyteti është futur në karantinë.