Atentati mafioz me dy viktima në Panaja, Gledis Nano zbarkon në drejtorinë e Policisë së Vlorës! Takime me strukturat drejtuese

156
Sigal

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Vlorës ku është ndalur në komisariatin e policisë së qytetit, një ditë pas ekzekutimit të dyfishtë në Panaja ku u vranë më breshëri plumbash Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Nano është ndalur fillimisht në komisariatin e policisë ku pritet të ketë disa takime me strukturat drejtuese të policisë lokale.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u ekzekutuan paraditen e djeshme, në Panaja të Vlorës sapo kishin dalë nga mbikalimi nga një automjet në lëvizje.

Pista kryesore e hetuesve është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i njërit prej viktimave Eduart Xhezo ekzekutoi tre vite më parë biznesmenin Arben Beqiri pas sherrit për një kalë në zonën e plazhit me rojen që ai kishte punësuar.

Dyshimet janë se në momentin e ekzekutimit, Lena dhe Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes për të vizituarin Eduart Xhezon, pasi në makinën me të cilën ata udhëtonin policia gjeti rroba dhe sende të tjera.