I refuzohet hyrja në për në Gjermani, 31-vjeçari shqiptar ‘rebelohet’ në aeroportin e Berlinit, sulmon policët dhe…

112
Sigal

Një 31-vjeaçar, të cilit iu refuzua hyrja për në Gjermani ka shkaktuar telashe në aeroportin e Berlinit. Ai duhej të priste në aeroportin e Berlinit BER për fluturimin e kthimit për në Shqipëri, por gjatë kësaj kohe ka sulmuar policët dhe ka pirë cigare.

Gjatë kontrollit shqiptari është mbrojtur me forcë dhe ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës policie. Për pasojë oficeri mori gërvishtje të shumta në krahë.

Sipas mediave gjermane, shqiptari do të qëndrojë në paraburgim derisa të kthehet për në Shqipëri.