I prenë rrjedhën natyrale lumit Shkumbin, një person në pranga

287
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin 65-vjeçar me inicialet E. M., si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 60-vjeçarin me inicialet D. Z.

Të dy personat e sipërpërmendur janë kapur në flagrancë pasditen e djeshme. Ata dyshohen se kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme një rrugë në lumen Shkumbin, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të lumit.

Ndërtimi i kësaj rruge ka penguar rrjedhën natyrale të ujit të lumit, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe përmbytjen e tokave bujqësore të zonës.

Dy shtetasit e sipërpërmendur akuzohen për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” të kryer në bashkëpunim dhe për qëllim përfitimi.

Njoftimi i policisë së Peqinit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D. Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi në fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.