Përfshihet nga flakët një tjetër banesë në Tiranë, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

221
Sigal

Një tjetër banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rrugën Lura në Kamëz.

Policia bën me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.