Vrau kunatin pasi festuan Vitin e Ri / Kush është 34-vjeçari

263
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital. Krimi ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Viktima Vladimir Zvezhda është qëlluar në pjesën e qafë, plagë e cila ka qenë fatale për të.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit. Autori dhe viktima festuan së bashku Vitin e Ri dhe nën efektin e pijes nisën një konflikt të çastit që përfundoi me vrasjen e 42-vjeçarit. Në pranga ka rënë Klajdi Shundi.