Rama u tërhoq nga fasha 800KW, reagon ERE: Kush harxhon do paguajë me çmimin e ri

112
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kW.

Sipas ERE, vendimi i marrë prej saj në mbledhjen e saj të fundit për rritjen e çmimit është ende i aplikueshëm për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022, por duke qenë se qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, atëherë çmimet do të rishikohen periodikisht.

Ndërkohë që për të hequr fashën, ERE duhet të bëjë një tjetër mbledhje, ku duhet të shprehet me vendim pasi të marrë në shqyrtim kërkesën e re që do t’i dërgojë Furnizuesi i Shërbimit Universal, me argumentin se përse duhet të ndryshohet vendimi i parë.

Deri në këto momente FSHU është shprehur se kostot e rritura, duhet t’i mbulojë dikush që në këtë rast barra i bie qeverisë për të marrë një vendim për kompensimin.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kËh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.