Lojërat Olipmike/ Vëlla e motër fitojnë medalje ari në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kategori

261
Sigal

Diçka e rrallë ka ndodhur sot në Lojërat Olimpike. Brenda një familje në Japoni kanë shkuar plotë dy medalje ari. Bëhet fjalë për kategorinë e mundjes “Nippon Budokan”, ku vëllai dhe motra japoneze, Hifumi Abe dhe Uta Abe, triumfuan përkatësisht në kategoritë 66 kg dhe 52 kg.

“Për shkak të mbështetjes së kaq shumë njerëzve unë doja që të fitoja këtë medalje të artë. Pasi pashë motrën time të fitonte, ndjeva se duhej të fitoja dhe përfitova nga një shans që pata. Unë do të bëj gjithçka mundem për të mbështetur nderin e të qenurit një kampion olimpik”, tha Hifumi.

Hifumi dhe Uta fituan një titull xhudo në të njëjtën ditë edhe në kampionatin botëror në Baku në 2018. Vëllai e ka frymëzuar Uta-n, që të behet pjesë e mundjes.