Urime të përzemërta për ditëlindje, senator Bob Dole !

233
Sigal

nga Harry Bajraktari

Me përzemërsi dhe kënaqësi të pakufishme, senatorit Bob Dole i uroj 98 vjetorin e lindjes, i cili në Senatin Amerikan shërbeu nga viti 1969-1996. Me senatorin Bb Dole bashkëpunuam për 30 vjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të gjithë e kujtojmë vizitën e tij historike në Kosovë në gusht të vitit 1990, me ç’ rast diktatorit Millosheviq, ia bëri me dije se do të përballej me SHBA dhe botën demokratike për dhunë që ushtronte ndaj shqiptarëve në Kosovë, të privuar nga të gjitha të drejtat njerëzore e kombëtare.

Senatori Bob Dole nga kjo kohë ka mbështetur në vazhdimësi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Populli shqiptar i është shumë mirënjohës për për kontributin e tij historik që sot e gëzojmë shtetin tonë dhe lirinë kombtare.