‘I ishte çarë kafka e kokës dhe aorta e majtë’, del ekspertiza për Florian Lamçen, dëshmia e Sokol Sanxhaktarit

698
Sigal

Është zbardhur shkaku i vdekjes së Florian Lamçes, i cili u vrā mëngjesin e djeshëm në qytetin e Elbasanit, ku një nga të dyshuarit është Sokol Sanxhaktari.

Për këtë të fundit prokurori Kreshnik Ajazi kërkon masën e arrestit me burg, nën akuzën e vrāsjes.

Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë, nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktarit, i cili është i dyshuar për vrāsjen e Florian Lamçes në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Elbasan.

Sanxhaktari është shprehur se Lamçen e ka pasur shumë shok, dhe natën kur kanë ndodhur ngjarja kanë konsumuar shumë pije alkoolike, në disa lokale të ndryshme.

Sanxhaktari shprehet se nuk e mban mend as se pse e ka qëlluar Lamçen, dhe as se pse vīktima i është përgjigjur, ndërsa shton se bashkë me ta në tavolinë ka qenë dhe Ardiano Hajdari.

“Jam i shokuar, me të kemi qenë shumë shokë. Kemi frekuentuar disa lokale natën vonë, dhe kemi konsumuar shumë alkool.

Nuk e kujtoj as se pse më qëlloi dhe as pse e qëllova. As tani nuk e besoj atë që ka ndodhur. Në takim bashkë me ne ka qenë Ardiano Hajdari”, është shprehur Sanxhakatari.

Mësohet se në momentin kur është dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari ka qenë i pavetëdijshëm, dhe dyshimet e grupit hetimor janë që ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Sanxhaktari është dhëndri i ish kryebashkiakut Qazim Sejdini, ndërkohë që vīktima Florian Lamçe, dyshohet si një vrāsës me pagesë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi. Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit.

Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë.

Ata aktualisht ndodhen në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija.