I gjenden armë dhe municione në banesë, arrestohet 25-vjeçari që u plagos në Durrës

145
Sigal

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, në Durrës ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Arbër Tivari, është zbardhur nga uniformat blu. Policia bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas përplasja është agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku shtetasi Alket Buçpapaj. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.