‘I dhashë vetë lekët e cigares’ / Nëna e Klodianit rrëfen momentet e fundit me të birin

316
Sigal

Pas vrasjes së të riut Klodian Rasha i cili u qëllua nga një punonjës i forcave të policisë kryeministri Rama bashkë me ministren Elisa Spiropali ka shkuar pranë familjarëve të ndjerit.

Në një intervistë të dhënë për mediat, e ëma e Klodianit është shprehur se lekët e cigares ja ka dhënë vetë ajo, teksa mes lotësh tregon se Klodiani ka pasur me vete kartën e identitetit, telefonin, dy hurma në dorë.

Ndër të tjera mamaja e të ndjerit 25-vjeccar me origjinë nga Dibra, deklaron se pasi e ka përcjellë për të blerë cigare, ajo ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri në momentin që e kanë lajmëruar për tragjedinë.

Ajo thotë se Klodiani ka qenë më i qeti nga 3 djemtë që ka, ndërsa vë në dyshim se Klodiani ka pasur armë, pasi sipas së ëmës, djali ka pasur frikë nga policia.