Agravon protesta në Korçë / Plagoset një polic

234
Sigal

Protesta që nisi paqësore në Korçë ka agravuar në dhunë.

Disa të rinj kanë goditur me shishe dhe gurë drejt policëve në Drejtorinë e Policisë në Korçë.

Burimet raportojnë se ka mbetur një efektiv i plagosur nga gurët e qëlluar drejt tyre.

Mësohet se kjo protestë është iniciuar nga Forumi Rinor i PD-së ku janë mbledhur rreth 100 të rinj.

Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Momentalisht ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestën.