I bie dera e oborrit në kokë, humb jetën tragjikisht 5-vjecari në Durrës

531
Sigal
Një fëmijë i mitur, rreth 5 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 15 të qytetit, në banesën e të miturit. Të miturit i ka rënë dera e oborrit të banesës në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 29.06.2017, në lagjen nr. 15, në banesë, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të banesës dhe ka vdekur fëmija vjeç 5. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, si ngjarje aksidentale.