Humbi kontrollin, trajleri përmbyset në Rrugën e Kombit, plagoset rëndë drejtuesi

309
Sigal

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Një trajler ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Kukës-Kolsh. I plagosur në këtë aksident ka mbetur shtetasi  I.M., 57 vjeç, banues në Kosovë, i cili është edhe drejtuesi i mjetin tip kamion. Fatmirësisht mësohet se i plagosuri, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit.