Elbasan/ Sherr mes një grupi të rinjsh, plagoset me mjete të forta një prej tyre

294
Sigal

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë qytet mes një grupi të rinjsh, të cilët kanë përdorur edhe mjete të forta. Një prej të rinjve ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta në kokë e trup. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia e njoftuar nga qytetarët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona deri tani nga grupi i përfshirë në konflikt. Nuk janë ende të qarta shkaqet e këtij konflikti si dhe identitetet e personave të përfshirë.