Humbi jetën në një aksident me motor në Itali, 25-vjeçari nga Lezha përcillet sot në banesën e fundit

135
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali të dielën në mbrëmje, ku ka humbur jetën një i ri me origjinë nga Lezha. 25-vjeçari Marjo Gjergji, i cili u aksidentua me motor, ka ndërruar jetë një ditë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit. I riu me origjinë nga fshati Fishtë jetonte prej shumë vitesh në shtetin fqinj.

25-vjeçari Mariglen Gjergji, që për të gjithë njihej si Mario, do të përcillet sot në banesën e fundit.

Gjergji po ngiste motorin e tij Ducati, duke u kthyer nga një udhëtim, kur u përplas me një fuoristradë Mitsubishi përgjatë lumit Fondovalle Tanaro, në seksionin e Cherasco.  Dyshohet se i riu po hynte në Provinciale 12 nga një rrugë dytësore. I lindur në Greqi në një familje me origjinë shqiptare, Mario jetonte prej vitesh në Bra. Këtu ai kishte qenë nxënës i Qendrës së Formimit Profesional Salezian, ku kishte ndjekur një kurs trevjeçar si teknik termohidraulik, përpara se të gjente punë në PaneAlba në Cherasco.

Ai lë nënën e tij Nadia, babanë Beni dhe motrën e tij të dashur Melissa, së bashku me Anitën dhe Gianlucan, gjyshërit e tij Paolo, Matilde, Giovanni dhe Lucia me të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij. Varrimi i tij do të kremtohet në orën 10:00 në kishën famullitare të lagjes Bescurone të Bra. Pas ceremonisë, trupi do të prehet në varrezat e qytetit.