Droga transportohej nga Peruja në Holandë dhe nga Shqipëria për tu depozituar më pas në një bazë në rrugën Via Padova të Milanos.
Agjentët e policisë së Milanos kanë lëshuar 45 urdhërarreste në përfundim të hetimeve të nisura 3 vite më parë, në nëntor të 2013-ës, në bazë të së cilit policia italiane ra në gjurmët e një grupi të mirëorganizuar kriminal i përbërë kryesisht nga italianë dhe amerikano-jugorë.
Në bazë të hetimeve rezulton se ky grup trafikonte kokainë dhe marijuanë. Ndërsa kokaina sigurohej në Peru, marijuana ishte eksluzivitet i Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit “Rubens” policia arrestoi edhe disa shpërndarës të këtij grupi, në disa zona të Milanos, por ende nuk janë publikuar identitet e tyre. Nuk dihet nëse mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.