Hotel Plaza shitet tek kinezët për 110 milionë euro

1035
Në një postim në FB nga departamenti i antikorrupsionit në Partinë Demokratike, bëhet me dije se “Hotel Plaza” i është shitur një kompanie kineze për një vlerë prej 110 milionë euro. Në njoftimin që PD-ja e ka shpërndarë edhe për mediat, ngrihen pikëpyetje për lidhje të kompanisë kineze me familjarë të Kryeministrit Rama dhe më konkretisht me vëllain e tij, ndërsa bashkëlidhur postimit gjenden edhe kopje të ekstrakteve të QKB-së.

Njoftimi i plotë
Hotel “Plaza” i shitet një kompanie kineze për 110 mln Euro!
Kush qëndron prapa kompanisë kineze?
A jemi në rastin e pastrimit të parave të drogës nga familjarët e kryeministrit?
Si lidhen ndërmjet tyre Olsi Rama, Gaz Demi, Abdulah Tajari (Biku) e kinezët, fytyra e blerësit të Hotel Plaza?
Të gjitha të dhënat të çojnë vetëm në një drejtim: Edi Rama!
Sigal