Homazhet e munguara të PS për Marko Bellon. Edlira Haxhiymeri: Turpi i mbuloftë!

598
Sigal

Ndarja nga jeta e ish-ministrit Marko Bello ka hidhëruar miq dhe të kolegë të tij. Ndërkohë në PS, ish-miqtë që e përzunë nga partia kanë bërë reagime standarde që ish-ministri Arben Malaj i quajti “hipokritë”. Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka denjuar të bëj asnjë një mesazh formal, të paktën deri sonte vonë.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PS, pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri shprehet se ky është një trup për Partinë Socialiste.

Mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepër, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë!”,- shkruan në një postim në Facebook, Haxhiymeri.

Komenti i Haxhiymerit është bërë pas postimit të Eva Allushit, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës “Zëri i Popullit”. “Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”’,- shprehet Allushi në një reagim që i referohet heshtjes së Edi Ramës për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS, Marko Bello.